Secondary Adv

Apple prezanton pajisjen qe monitoron gjumin

Share on Google+

Apple ka nxjerrë në shitje pajisjen e saj të parë të monitorimit të gjumit, pasi bleu aplikacionin dhe kompaninë prodhuese të sensorit Beddit pak kohë më parë.   

 

Sensori i ri i Beddit me një kosto prej 149 dollarë, i cili tashmë ka dalë në shitje, përdor një shirit 2mm të gjatë të vendosur nën dyshek për të gjurmuar gjumin. Sensori analizon dhe gjurmon modelet e gjumit të përdoruesit dhe mund t'iu tregojë njerëzve kohën më të mirë për ta për të fjetur si dhe atë më të përshtatshme për tu zgjuar. 

 

E gjitha funksionon në një analizë të të dhënave të mbledhura nga përdoruesi gjatë kohës që ai fle. 'Beddit Sleep Monitor ose monitori i gjumit Beddit nga Apple, automatikisht gjurmon gjumin tuaj dhe punon me një aplikacion të quajtur Beddit në iPhonin tuaj për të ndihmuar në matjen, menaxhimin dhe përmirësimin e gjumit tuaj', thotë Apple në faqen e saj zyrtare teksa flet për sensorin."Me ndjekjen automatike dhe të saktë, ju merrni një pamje të plotë të natës tuaj duke matur kohën e gjumit, rrahjet e zemrës, frymëmarrja, gërhitja si dhe gjithashtu temperatura dhe lagështia e dhomës së gjumit. 

 

"Dhe kur vendosni  objektivat e orës  së gjumit dhe kohës së fjetjes, Beddit ju motivon t'i arrini ato me njoftime të tipit si rezultatet e mëngjesit, kujtimet e gjumit dhe raportet javore". Industria e gjumit vlerësohet të jetë me vlerë më shumë se 32 miliardë dollarë, dhe shumë pajisje që vishen tani u ofrojnë përdoruesve mënyra për të gjurmuar gjumin e tyre. Beddit bëri debutimin e tij në 2014 me një pajisje të re që mund të kthejë çdo dyshek në një shtrat të zgjuar të aftë për të analizuar gjumin tuaj. Gjurmuesi i gjumit rrit shërbimin e Apple Health. 

 

Për momentin, Apple Watch përdoret kryesisht për të gjetur kaloritë e djegura të përdoruesit, hapat, frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, por nuk ofronte asnjë modalitet për monitorimin e gjumit. Megjithatë, Apple më në fund dje filloi një funksion të dobishëm shëndetësor duke i lejuar përdoruesve të smartwatch-it të saj të marrin një elektrokardiogram (ECG) vetëm duke mbajtur gishtin mbi pajisje. 

 

Apple njoftoi karakteristikat e matjes së rrahjeve të zemrës në shtator, por nuk i bëri ato të disponueshme deri më sot. Ora mund të kontrollojë me ndërprerje ritmin e zemrës dhe të dërgojë një njoftim nëse zbulon ritmin e parregullt të saj. Karakteristikat e reja janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe janë vetëm për konsumatorët e SHBA.


Më të lexuarat